Shumë ndërmarrës nuk kursejnë për pension

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 22:15 | Nga Ekonomia Online

Pronarët e bizneseve të vogla mund të kenë shumë vetëbesim kur është fjala tek planifikimi i daljes në pension.

Shumica e ndërmarrësve nuk mendojnë se bizneset e tyre janë mjaftueshëm të mëdha për plane pensionimi. Të tjerët mendojnë se do të ishte shumë e shtrenjtë të zbatonin planet e pensionimit. Më shumë se një e treta vetëm planifikojnë të fitojnë vetëm duke shitur kompaninë e tyre më vonë.

Një shumëllojshmëri faktorësh ndalojnë ndërmarrësit nga kursimi, por ka një mospërputhje të madhe në mes të përqindjes së pronarëve të bizneseve të vogla të cilët thonë se kanë vetëbesim se po vendosin mënjanë mjaftueshëm për pension dhe përqindja e të cilëve nuk kursejnë fare. 62 përqind thonë se ndihen se po kursejnë mjaftueshëm, por 25 përqind e pronarëve të bizneseve të vogla raportojnë se nuk po kursejnë fare.

Përveç kësaj, 47 përqind e pronarëve të bizneseve të vogla raportojnë se po kursejnë më pak se 10 përqind të të ardhurave të tyre. Këto statistika alarmuese dolën nga Spark 401k Small Business Retirement Planning Index, e publikuar sot nga Capital One Advisors 401k Services.

Jo vetëm që sasia që ndërmarrësit po kursejnë është e ulët, por po bëhet edhe më e ulët. Këtë vit, 47 përqind e ndërmarrësve kanë të kursyera më shumë se 100,000 dollarë, krahasuar me 59 përqind në vitin 2013.

Ende, shumica e pronarëve të bizneseve të vogla të cilët ndihen të sigurtë në nivelin e tyre të kursimit qëndrojnë me popullatën e përgjithshme: Sondazhi i 2017 Retirement Confidence zbuloi se 60 përqind e punonjësve Amerikanë ndihen të sigurtë se do të jenë në gjendje të dalin në pension rehat. Por kjo ka rënë nga 64 përqind vitin e kaluar. Ndërkohë, tre në dhjetë punonjës thonë se këto planifikime janë stresuese.

Ata të cilët kanë plane pensionimi raportojnë se ndihen të sigurtë financiarisht për të ardhmen. 86 përqind e pronarëve të bizneseve të vogla të cilët kanë këto plane thonë se kanë besim se po kursejnë mjaftueshëm, krahasuar me 62 përqind, sipas Spark 401k. Dhe kur është fjala tek punonjësit, dy e treta e atyre të cilët nuk kanë një plan pensionimi raportojnë se kanë më pak se 1,000 dollarë në kursime dhe investime, krahasuar me vetëm 9 përqind të atyre me plan pensionimi, zbuloi këtë vit Retirement Confidence.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme