Si po ndryshon roli i resurseve njerëzore?

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 01:00 | Nga Ekonomia Online

Profesionistët e resurseve njerëzore nuk duhet të aspirojnë më për të qenë thjesht menaxherë të talentuar. Në vend të kësaj ata duhet të jenë “kampionë të ndryshimit”, “pozicionues strategjikë”, si dhe “ithtarë të teknologjisë”, sipas një studimi të bërë nga universiteti i Miçiganit.

Rezultatet reflektojnë evolucionin e burimeve njerëzore. Ekziston një pritshmëri e madhe që burimet njerëzore duhet të jenë në biznesin e menaxhimit dhe të udhëheqjes së ndryshimit.

Kjo do të thotë që pritet se burimet njerëzore do të luajnë një rol strategjik në identifikimin e nevojave për ndryshim, duke udhëhequr drejt procesit të ndryshimit dhe duke monitoruar procesin e ndryshimit për tu siguruar që është duke arritur objektivat që ka.

Profesionistët e burimeve njerëzore janë ata të cilët priten që të përdorin më shumë teknologjinë për të komunikuar në mënyrë më efikase me punonjësit dhe për t’i lidhur punonjësit me njëri tjetrin.

Profesionistët e burimeve njerëzore duhet të jenë:

Aktivistë të besueshëm të cilët angazhohen në pozicionet e tyre jo vetëm për aktivitetet e burimeve njerëzore por edhe për kërkesa biznesi;

Profesionistë krijues dhe integrues të cilët kërkojnë mënyra të reja për të bërë punën e burimeve njerëzore dhe t’i integrojnë këto praktika për të pasur një impakt pozitiv;

Aftësi ndërtuese të cilat janë të domosdoshme për aftësitë organizative të cilat ndihmojnë të mbajnë biznesin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme