Si ta përdorni kohën tuaj të lirë në punë

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Në çdo punë ka gjithmonë raste ku ju nuk keni asgjë për të bërë. Për disa kjo kohë është një bonus – një pushim nga rutina – për të tjerët është kohë e shkuar dëm dhe e mërzitshme.

Ky artikull do tju tregojë se si ju mund të përdorni sa më mirë kohën tuaj të lirë në punë.

A kishte ndonjë gjë që ju duhet të bënit tani?

Jini të ndershëm – Ju me të vërtetë keni kohë të lirë apo po lini diçka mënjanë?

Ne të gjithë kemi gjëra që nuk duhet të bëhen menjëherë, kështu që nganjëherë i lëmë mënjanë këto gjëra dhe bëjmë një pushim, apo jo? Apo është vetëm për mua?

Motivimi i vetes për të filluar  detyrën e lënë mënjanë  mund të jetë shumë i vështirë, kështu që këtu janë disa këshilla për të rifilluar punën:

• Bëni një listë të asaj që ju duhet të bëni.
• Bëni pushim  pas çdo detyre apo nën detyre – kjo do ta bëjë më të lehtë menaxhimin e kohës.
• Vetëm vazhdoni listën e detyrave aty ku e keni lënë sikur ta fillonit punën nga fillimi. Përpara se ju ta kuptoni, detyra  juaj do të jetë e kompletuar!

Është gjithmonë e vështirë për të filluar diçka të re, dhe sidomos nëse ju nuk keni interes të veçantë për atë detyrë. Por, duhet të mbani mend se pa marrë parasysh nëse ajo është apo jo puna juaj, duhet të bëhet patjetër.

Të ngjashme