Si të jemi të fortë emocionalisht në punë

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 00:50 | Nga Ekonomia Online

Shumicës së njerëzve i ndodh që në momente të caktuara në punë të ketë diçka që i bën ata të derdhin lot, p.sh: një kolegu juaj pushohet nga puna, ideja juaj është kritikuar nga eprorët, ose ju keni marrë një vlerësim jo të mirë për performancën tuaj.

Askush nuk është imun ndaj këtyre ndjesive jo të këndshme që shkaktohen në punë.

Nëse do të keni raste që mund të prekeni nga të tilla ndjesi, do ishte mirë të vepronit duke:

1. Dilni nga zyra –.Justifikoni veten me edukatë në mjedisin e punës dhe pastaj shkoni në një dyqan, kafene, apo në makinën tuaj për tu qetësuar.

Merrni pak ajër të freskët, thërrisni një mik që dëshironi ose shprehni ndjesitë tuaja qoftë edhe kur jeni vetëm.

2. Shqyrtojeni situatën – Pasi të jeni qetësuar nga situata e pakëndshme e cila ju shkaktoi mërzitje, është mirë që të shqyrtoni me qetësi situatën e ndodhur.

Nëse një kolegu juaj ka reaguar padrejtësisht ndaj jush, duhet që të flisni me të në privatësi dhe t’i shpjegoni pse mënyra se si ai u soll me ju, ishte e padrejtë.

Vazhdoni të jeni të qetë dhe sugjerojini atij se si të mund të silleni pa prekur dhe lënduar njëri-tjetrin në të ardhmen.

Të ngjashme