Merrni më shumë përgjegjësi në punë

Prishtinë | 04 Gus 2023 | 01:02 | Nga Ekonomia Online

Ju nuk jeni një njeri që mburreni, por tashmë keni zotëruar plotësisht pozitën tuaj në kompani dhe ndiheni të uritur për sfida të reja.

Jeni duke kërkuar mënyra për të kërkuar më shumë brenda kompanisë tuaj, por nuk jeni të sigurt se si ta kërkoni këtë?

Një lajm i mirë: Kjo dëshirë për të trajtuar përgjegjësitë shtesë është një gjë e mirë për ju dhe punëdhënësin tuaj. Megjithatë, procesi i bërjes së kërkesës ende kërkon disa mendime dhe konsiderata të kujdesshme, transmeton Ekonomia Online.

Zotëroni shumë mirë punën dhe përgjegjësitë aktuale që keni – Kërkimi i përgjegjësive në rritje nuk do të kalojë mirë nëse nuk përmbushni pritjet me ndonjë punë që është caktuar për ju. Nëse jeni duke humbur afate ose kualiteti juaj po vuan, menaxheri juaj do të jetë në mëdyshje për të shtuar edhe më shumë përgjegjësi mbi ju. Vlerësoni me ndershmëri performancën tuaj të punës. A keni qenë duke tejkaluar qëllimet tuaja, apo thjeshtë mezi po e shtyni aty?

Kuptoni se çfarë do të thotë “Përgjegjësi më të madhe” – Kërkimi i “përgjegjësisë më shumë” është shumë i paqartë. Çfarë saktësisht do të thotë kjo për ju? A po shpresoni të menaxhoni të tjerët? Udhëhiqni një projekt? Të provoni veten në një departament të ndryshëm? Është gjithashtu e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për atë që kompania juaj mund të ketë nevojë. A ka ekipe të caktuara që janë të mbingarkuara apo vonojnë projektet? Ju duhet të dini saktësisht se çfarë kërkoni para se të bëni kërkesën. Ju duhet të jeni të përgatitur me një zgjidhje konkrete dhe jo vetëm me një shtrim problemi në tryezën e drejtuesve tuaj.

Caktoni një takim – Çdo lloj bisede që lidhet me rritjen e karrierës tuaj meriton vëmendje të plotë nga ju dhe mbikëqyrësi juaj, kështu që duhet të vendosni një takim kur të dy mund të fokusoheni në temën në fjalë.

Mbani gjërat pozitive – Kornizoni gjërat në një mënyrë më pozitive në mënyrë që të shprehni dëshirën tuaj për të ndihmuar kompaninë tuaj, jo vetëm veten. Nëse doni të ndihmoni të lehtësoni barrën për një ekip të caktuar ose jeni të sigurt se aftësitë tuaja janë një pasuri e pashfrytëzuar, mbani gjërat me optimizëm dhe u përqendruat në vlerat sesa në frustrimet tuaja.

Jepuni drejtuesve tuaj pak kohë për ta menduar – Pasi ta keni bërë kërkesën tuaj, shefi juaj mund të ketë nevojë për disa kohë për të menduar, pra, mos prisni një përgjigje të menjëhershme.

Siguro përditësimet lidhur me punën që keni kërkuar – Çfarë ndodh kur më në fund merrni më shumë përgjegjësi dhe punë? Ju duhet të jeni të përgatitur për të dhënë disa përditësime se si gjërat po shkojnë. Pas rreth një muaji apo më shumë nga ato përgjegjësi në rritje, caktoni një takim ose dërgoni një email tek menaxherit tuaj për t’i informuar ato në mënyrën se si gjërat kanë shkuar. Çfarë mendoni se po shkon mirë? Cilat janë disa sfida që ju keni pasur për të kapërcyer? Mbajtja e linjave të komunikimit të hapur me eprorët tuaj mund të jetë e dobishme dhe e sigurt për të gjithë.

Të ngjashme