Si të mos humbisni punonjësin tuaj më të mirë

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 07:22 | Nga Ekonomia Online

Rendësin e një punëtori të mire dhe të përkushtuar duhet ta kemi gjithmonë parasysh dhe ta vlerësojmë sa më shumë që të mundemi sepse ndonjëherë ne njerëzit, nuk I kuptojmë vlerat e personave rreth nesh deri në momentin që I humbasim ata.

Punëtorët tek të cilët ne mundemi të mbështetemi gjithmonë madje edhe pas orarit të punës apo edhe në kohë të pushimeve, janë padyshim puntorët të cilët nuk do të donim asnjëherë t’i humbisnim. Që të mos ndodhë një gjë e tillë ne duhet të kemi kujdes se si sillemi me ta dhe sa e vlersojmë punën e tyre në kompanin tonë, përndryshe do t’i humbasim ata.

Studimet e bëra kanë treguar që për ta zëvendësuar një punëtorë I cili e ka kryer gjithmonë me sukses punën e tij, nevojitet të paktën 1 vitë që t’i besojmë atij personi dhe të jemi të sigurtë për punën që ai e bënë. Nuk besoj që asnjëri nga ne ka kohë të merret me persona të rinjë vetëm e vetëm pse nuk kanë ditur t’i menaxhojnë mirë ata të cilët I kanë pasur pranë vetes.

Për ta shmangur një gjë të tillë ne duhet që të kemi parasyshë disa gabime të vogla të cilat ne I bëjmë gjatë komunikimit me këta puntorë:

VLERËSIMI
Një punëtor I cili vazhdimisht vlerësohet për punën e tij në kompani apo për angazhimin e tij të përgjithshëm padyshim se është një punëtor i cili ndihet mire, dhe kjo rezulton në produktivitetin e tij. Një fjalë e mire apo kompliment të motivon shumë për secilin veprim që jeni duke e bërë. Duke u nisur nga kjo gjë duhet të kemi kujdes që pas çdo suksesi apo pune të kryer me sukses t’i japim meritat e duhura personit që I ka kryer ato.

SHPËRBLIMI
Falënderimet verbale padyshim janë shumë efektive por ndonjëherë në shpërblim I vogël ndikon jashtëzakonisht shumë pozitivisht në punën e punëtorëve. Jo vetëm shpërblimet monetare hynë në këtë grup, për shembull një darkë në një vend të veçanta apo një udhëtim I vogël mund të I ndihmoj shumë punëtorit që herën tjetër kur merr përgjegjësi ta përfundoj prap me sukses.

NDERSHMËRIA
Të jesh jo I ndershëm me punëtorin tënd të dërgon automatikisht drejt humbjes së tij. Secili punëtor kërkon respektin dhe sinqeritetin tonë prandaj keni kujdes të i’a ofroni këtë gjë sepse një punëtor I mirë e meriton një gjë të tillë.

OPINIONI
Nëse një punëtorë I juaji I mire ju jep një mendim I cili është në të mire të kompanisë është mirë që ta merrni parasysh. Edhe nëse punëtori nuk ka shumë të drejtë mundohuni që t’i tregoni atij që juve ju vjen mire që ai po kujdeset për të mirën e kompanisë pasi që jo të gjithë punëtorët e bëjnë një gjë të tillë. Opinioni dhe mendimi I punëtorit duhet të merret parasysh pasi që ka raste kur ata I shohin gjërat shumë më mirë se ne. Ta vlerësosh mendimin e tjetrit,le të kuptohet se ju e respektoni personin në përgjithësi.

MIKROMENAXHIMI
Shumë studime tregojnë që punëtorët punojnë shumë më mirë kur atyre I japim autonomi në detyrat që ata I kanë. Ndodh shpesh që edhe ne të gabojmë gjatë menaxhimit sidomos kur vjen puna për gjëra të vogla prandaj për t’i evituar këto gabime është mire që t’i japim autoritet punëtorit në mënyrë që edhe ai të ndihet pjesë e drejtimit të kompanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme