Si të motivoni ekipin tuaj në kohë të vështira?

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 23:43 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët parashikuan se Gjermania do të fitonte ndeshjen në fazën e grupeve në Kupën e Botës 2018 me Meksikën. Kjo pasi, skuadra kombëtare gjermane e futbollit ishte kampione në fuqi dhe është e dyta pas Brazilit që ka fituar më shumë tituj.

Megjithatë Meksika në 90 minuta ndeshje mposhti Gjermaninë, 1-0.

Dhe përgjatë rrugës, trajneri i Meksikës, Juan Carlos Osorio, ofroi këto këshillë për çdo udhëheqës, i cili kërkon të frymëzojë ekipin e tij në situatat sfiduese:

Vendosni një strategji, sigurohuni që secili anëtar i ekipit të kuptojë se çfarë të bëjë dhe pastaj qëndrojini planit tuaj. Siç shkroi Rory Smith në The New York Times,

“Për gjashtë muaj, Osorio punoi një plan vetëm për këtë lojë. Ai e dinte saktësisht se çfarë donte të bënte, e dinte saktësisht se si Meksika mund të mundte Gjermaninë.”
Mos jini konservator vetëm, sepse konkurrenca është e vështirë. Andrew Keh në Times ka shkruar: “Meksika do të kishte pak arsye për t’u shqetësuar nëse do të luante në mënyrë konservatore”.

Por Osorio njoftoi qëllimet e tij haptazi në një konferencë për shtyp natën para ndeshjes. “Ne nuk do të ndryshojmë mënyrën se si luajmë. Ne kemi stilin tonë në ekipin kombëtar meksikan dhe do të vazhdojmë me të”.

Inkurajoni anëtarët e ekipit të luajnë sikur do të fitojnë, edhe kur shanset janë kundër tyre. Osorio i tha ekipit të tij “luani për dashurinë ndaj fitores, jo për frikën ndaj humbjes”.

Punoni me pikat e forta të çdo anëtari të ekipit. Osorio i drejtoi lojtarët e tij të talentuar që të punonin në gjërat që ata bënin më së miri. Për shembull Osorio vendosi Miguel Layun, të Sevillas, si një mesfushor sulmues, duke e udhëzuar atë që të niste kundërsulmet e shpejta në mënyrë që të mund të ekspozonte mbrojtjen e Gjermanisë.”
Jepni më të mirën tuaj dhe kërkoni nga anëtarët e ekipit që të bëjnë më të mirën e tyre.

Sulmuesi Javier Hernandez tha: “Ne duhet vetëm t’i bindemi urdhrave të tij. Nëse ai na thotë:” Hidhuni me kokë për të ndalur topin, “ne do ta bëjmë atë, sepse ne jemi me të”. (INC)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme