Si të rrisim angazhimin e punonjësve

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 22:40 | Nga Ekonomia Online

Si të rrisim angazhimin e punonjësve Sipas një studimi të fundit të kryer nga Harvard Business Review, më shumë se 70 për qind e drejtuesve të bizneseve të ndryshme besojnë se avantazhet që ka një kompani nga të pasurit e punonjësve të angazhuar janë të shumta.

Angazhimi i punonjësve e pajis kompaninë në të cilën ata janë pjesë me avantazhe të shumta ndaj konkurrencës së kompanive të tjera. Ja se si:

Punonjësit tuaj janë më produktivë

Nëse ju doni të keni një nivel më të lartë produktiviteti në kompaninë tuaj, atëherë ju duhet të mundoheni që të rrisni angazhimin e punonjësve tuaj në punë. Më poshtë do të lexoni disa hapa të cilat do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim:

Jepini atyre detyra sfiduese

Ndani në mënyrën më të mirë të mundshme përgjegjësitë dhe rezultatet e arritura. Tregohuni sa më të drejtë.

Mundësojini stafit tuaj trajnime të ndryshme

Kur punonjësit janë të angazhuar, puna duket sikur shkon mirë në të gjitha drejtimet. Si rezultat i saj, niveli i stresit është i ulët dhe punonjësit ndihen më të motivuar.

Klientët tuaj janë më të kënaqur

Një nivel i lartë angazhimi nga ana e punonjësve shoqërohet gjithashtu edhe me një numër të lartë klientësh të kënaqur dhe mbi të gjitha besnikë, duke mos e ndërruar në këtë mënyrë shërbimin e ofruar nga kompania juaj me asnjë prej kompanive konkurrente.

Punonjësit tuaj bëjnë më pak gabime

Sipas studimit të mësipërm, punonjësit që janë të angazhuar në punë bëjnë edhe më pak gabime.

Një gjë e tillë shoqërohet gjithashtu edhe me më pak kohë të humbur kot nga ana e tyre.

Kompanitë të cilat ofrojnë një nivel të lartë sigurie për punonjësit e tyre gëzojnë gjithashtu edhe një nivel më të lartë produktiviteti duke qenë se incidentet e ndryshme që mund t’i ndodhnin atyre në punë dhe të shkaktonin ndërprerjen e punës së tyre janë shumë të vogla.

Punonjësit e angazhuar, aset i çmuar për kompaninë tuaj

Punonjësit e angazhuar nuk kanë dëshirë që të largohen nga kompania në të cilën ata punojnë për të kërkuar një punë tjetër. Kur ju jeni në gjendje që të mbani në kompaninë tuaj punonjësit më të mirë dhe më të kualifikuar për një periudhë të gjatë kohe, ata kthehen në një aset të çmuar të kompanisë suaj.

Fitime më të larta

Rezultati final dhe ai më i rëndësishmi i një stafi punonjësish të angazhuar është padyshim fitimi që ata gjenerojnë për kompaninë në të cilën punojnë. Produktiviteti i lartë, klientë të kënaqur me shërbimin e ofruar, kosto të reduktuara, përkthehen në një marzh më të lartë fitimi për kompaninë tuaj.

Kjo do të thotë gjithashtu që kompania juaj do të gëzojë një avantazh ndaj kompanive të tjera konkurrente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme