Si të rrisni mirëqenien shëndetësore të punonjësve tuaj

Prishtinë | 09 Kor 2023 | 07:23 | Nga Ekonomia Online

Bëjeni shëndetin një aktivitet të ekipit. Njerëzimi përpiqet të lulëzojë, të jetojë më gjatë, të jetë më produktiv. Ne jemi një popull në lëvizje.

Por në të vërtetë jo. Just Stand ka nxjerrë këto përfundime: 3.2 milionë vdekje çdo vit lidhen drejtpërdrejtë me pasivitetin fizik. Dështimi për të lëvizur mjaftueshëm ëshë faktor rreziku për vdekje në të gjithë botën.

Zakonisht kur vizitojmë miqtë e sëmurë apo të moshuarit, ankohemi se humbasim mundësitë për pik-nik në diell, udhëtime në botë apo punë të ndryshme në oborrin e shtëpisë. Ndërkohë që pjesën tjetër të kohës ne e shpenzojmë në dhomat e konferencave pa ajër, hipim në ashensorët, ngasim makinat në hapsirat më të afërta të parkingjeve. Kemi disa sugjerime se si mund të prekni mirëqënien dhe shëndetin e përgjithshëm të punonjësve tuaj, vetëm duke dalë jashtë apo duke lëvizur.

Zhvilloni takime në këmbë – Jo çdo punonjës që i kërkohet të ecë, mund të jetë i gatshëm ta bëjë këtë. Ju mund të ecni me anëtarë të ekipit tuaj në korridore, ndërsa mund të flisni. Është e mahnitshme çfarë mund të bëjë një ndryshim nga rutina.

Organizoni dy orë në javë në natyrë me ekipin tuaj – Nuk ka rëndësi nëse janë të rinj ose të moshuar, të shëndetshëm ose me probleme shëndetësore. Raportet mjekësore kanë zbuluar se koha në natyrë ndikon në shëndetin tonë. Shpenzimi i dy orëve në javë në natyrë rrit mundësinë që të keni shëndet të mirë dhe mirëqenie të lartë. A ka diçka që ju dhe kolegët tuaj mund ta bëni në park atë që do të bënit në zyrën tuaj? A mund të kaloni 17 minuta nën një pemë, në plazh apo në fshat?

Le të planifikojnë ushtrimet në ditën e tyre zyrtare të punës dhe jo jashtë saj – Shoqata Amerikane e Mjekësisë thotë se 80% e amerikanëve nuk marrin sasinë minimale të stërvitjes që ata kanë nevojë çdo javë. Ju ndoshta nuk mund të keni kohë për të shkuar në palestër sepse rrugët mund të jenë të pandriçuara kur jeni të lire, ndërsa jeni të uritur e të lodhur, dhe duhet të kujdeseni edhe për familjen. Lejojini njerëzit që të planifikojnë ecje, klasa palestre, udhëtime në palestër ose pishinë gjatë një ditë normale pune 9 me 5 pasdite. Mendoni sa energji do të marrin kur të kthehen dhe sa do të inkurajohen për të lëvizur më tepër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme