Si të rrisni një markë personale

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 00:04 | Nga Ekonomia Online

Të kesh një markë personale kërkon shumë punë. Kur personaliteti dhe jeta jote profesionale bëhen bashkë, të mirëmbash të dyjat kërkon punë të madhe. Mirëpo, nëse je në gjendje të kontrollosh formën specifike të artit të mirëmbajtjes se markës personale, ti mund të shfrytëzosh suksesin e saj e të bësh miliona.

Lajmet e mira janë që, në fakt është më e lehtë se sa  disa mënyra të provuara të rritjes së markës tënde personale.

Këtu janë katër mësime që çdo person mund t’i shfrytëzojë në të mirën e tij nëse me të vërtetë dëshiron që të çojë markën e tij personale në nivel tjetër dhe të fillojë të fitojë më shumë para se sa ka imagjinuar.

Mësimi I: Bëhu ekspert në diçka

Nuk ka kufinjë kur vjen puna të fokusimi në tregun tënd. Nëse me të vërtetë mund të bëhesh ekspert në diçka, rezultatet do të të befasojnë. Kur vjen puna tek gjetja e asaj se në çka je ekspert, ‘’të mendosh jashtë kutisë’’ do të ishte më mirë. Mirëpo, çelësi është të sigurohesh që ti do të bëhesh ekspert me të vërtetë. Kjo mund të marrë vite ose edhe dekada, por nëse ti tenton të konsiderosh veten si ekspert para se të jesh gati, do të dështosh.

II. Shpërndaj njohuritë tua lirshëm

Nuk duhet të presësh që njerëzit të paguajnë për njohuritë tua nëse ata nuk të njohin tashmë si ekspert. Si të fillosh të dëshmosh veten si ekspert i vërtetë te njerëzit që nuk të njohin? Ti tregon njohuritë tua falas. eBooks dhe PDFs janë mënyrë e mirë për të filluar. Ti gjithashtu mund të shfrytëzosh mediat sociale në të mirën tënde të tregosh sa shumë di. Krijo postime blogu inteligjente që ofrojnë informata të rëndësishme, dhe përdor video edukative në YouTube dhe Instagram.

Mediat sociale janë një mjet i fuqishëm dhe mund të të ndihmojnë me të vërtetë të shpërthesh dhe t’i tregosh botës kush je dhe se çfarë mund të ofrosh.

III. Dizajno një produkt ose shërbim që mund t’a shesësh

Nëse me të vërtetë dëshiron që marka jote personale të ketë sukses dhe të fitosh para, një produkt ose shërbim që mund t’a shesësh te të tjerët që dëshirojnë të jenë ekspertë në fushën tënde. Nëse je ekspert në blerjen e shtëpive, shit një produkt ose shërbim që mund të ndihmojë të tjerët të jenë ekspertë në atë gjë. Ti mund të tregosh suksesin e këtij produkti ose shërbimi duke përdorur mediat sociale si dëshmi se pse dikush do të dëshironte të imitonte arritjet tua.

IV. Vazhdo të prezantosh më shumë produkte dhe shërbime

Pasi fillon të shohësh se çfarë njerëzit e tjerë dëshirojnë të arrijnë në fushën tënde, ti mund të fillosh të prezantosh edhe më shumë produkte dhe shërbime të ndihmosh ata që dëshirojnë të gjejnë sukses në punën tënde. Ti gjithashtu mund të ndryshosh çmimet tua bazuar në kërkesa, për aq kohë sa mund të arsyetosh se çmimi yt fillestar është shumë më i ultë se vlera e tij. Sa më e freskët që të jetë përmbajtja dhe mjetet me të cilat mund të punosh, aq më mirë do të jetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme