Si të përshtatemi me kulturën e një kompanie

Prishtinë | 08 Tet 2023 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Shumë ekspertë punësimi shprehen se gjatë punësimit të një kandidati është shumë e rëndësishme në radhë të parë përshtatshmëria dhe përputhja që ka ky kandidat me kompaninë dhe së dyti për aftësitë që ai zotëron.

Teoria është se ju mund të mësoni aftësitë, por jo vlerat që mbart. Dhe kompanitë kanë nevojë të kenë të punësuar të cilët, arrijnë të ingranohen shpejt me vlerat kryesore të kompanisë. Më poshtë janë tri mënyra për të vlerësuar nëse një aplikant përshtatet me kulturën tuaj të kompanisë:

1. Vëreni veprimet: Kandidatët mund të shprehen se ata kanë vlerat e firmës tuaj, por mënyra më e mirë është që ata ta demonstrojnë me veprime këtë gjë. Krijoni një ushtrim në grup ose bashkëveprim me punonjësit aktualë në kompani për të provuar një situatë reale nëse kandidati i zotëron realisht ato që ka deklaruar.

2. Tregohuni të qartë në lidhje me kulturën tuaj: Jini të hapur dhe të sinqertë për atë që është e vërtetë brenda kompanisë tuaj. Disa kandidatë do të vendosnin vetë të largoheshin në qoftë se ata mendojnë se nuk mund të përshtaten me kulturën e kompanisë tuaj.

3. Pyesni për çdo vlerë veç e veç: Vlerësoni nëse është e mundur të gjitha vlerat me një proces të veçantë. Ju do të mund të mësoni se ndërsa pyesni kandidatin ju do të kuptoni se çfarë vlerash realisht kompania ka dhe deri në ç’pikë qëndroni me kandidatin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme