Tregu i punës shpërblen ata që rrezikojnë

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 22:39 | Nga Ekonomia Online

Sfida e një interviste pune për një rekrutues është të parashikojë sjelljen e një personi në bazë të përgjigjeve të tij dhe qasjes mendore në menaxhimin e problemeve.

Pavarësisht moshës së një kandidati, 25 apo 60 vjeç, një ndër aspektet më të qarta që del në pah në një intervistë është pozicionimi i tij brenda vazhdimësisë “varet nga unë / nuk varet nga unë”. Për çfarë bëhet fjalë?

Bëhet fjalë për vizionin tonë në botë përpara një problemi. Ndërkohë që disa mendojnë “Nuk varet nga unë problemi, nuk varet nga unë zgjidhja”, të tjerë mendojnë se “Edhe pse problemi nuk varet nga unë, zgjidhja varet nga unë”.

Me fjalë të tjera, kemi perceptime të ndryshme krahasuar me aftësinë tonë për të ndikuar tek ajo që na rrethon. Disa e shohin jetën e vet të rregulluar nga variabla të pavarura dhe të pakontrollueshme, të tjerë shohin një numër më të madh variablash që mund të kontrollohen apo ndikohen. Në intervistat e punës, ky ndryshim në qasjen mendore shfaqet qartë, shpesh edhe në minutat e para, kur ju flisni për jetën tuaj në shkollë / punë: dikush tregon se bëri atë që kishte vendosur të bënte; të tjerë se e “gjetën veten” të bënin diçka.

Dikush thotë “Gabova”; një tjetër se “Nuk ishin kushtet për të punuar mirë”; dikush se “Duhet të zhvilloj aftësi të reja për të gjetur një punë të re”; dikush tjetër “Për fat të keq, nuk i kuptuam tendencat në tregut”. Një thotë se “Po përpiqem për të gjetur mënyrën për të bindur shefin tim”; dikush se “Shefi nuk do ta kuptojë kurrë”. Të gjitha këto shprehje mund të çojnë në një model të përsëritur mendor: mund të ndikoj në atë që më rrethon / nuk mund të ndikoj në atë që më rrethon.

Ky aspekt është i rëndësishëm sot, pasi bota e punës, në të gjithë nivelet, në të gjitha fushat dhe sektorët, shpërblen ata që përpiqen të forcojnë “status quo”, të eksperimentojnë zgjidhje të reja, të prodhojnë një ndikim ndryshimi te të tjerët. Me fjalë të tjera shpërblen ata që ndërmarrin nisma. Dhe kjo nis nga vetëvlerësimi dhe besimi në vete.

Të gjithë ne kemi një lloj “sistemi imunitar psikologjik”, nëpërmjet të cilit ne e mbrojmë veten nga lodhja, konfliktet dhe zhgënjimet. Ky sistem na ndihmon të menaxhojmë sfidat kritike në jetën tonë, por mund të na ndodhë që të na kapë mat dhe të shndërrohet në një sabotues të vërtetë, në një këshilltar të keq që na thotë “nuk ia vlen barra qiranë të përballeni me konflikte dhe zhgënjime, ajo që dëshironi aq shumë nuk varet nga ju”.
Por nga kush vare atëherë? Zgjidhja është e vështirë. Varet nga arbitri, nga qeveria, nga shefi, nga aktet nënligjore, nga tregu, etj., etj. Nëse djalli fiton, bindemi që varet nga të tjerët dhe përfundojmë që as nuk e provojmë. Ne vetë-sabotohemi. Dhe sa më shumë i shmangim përpjekjet, aq më shumë pakësohen burimet tona, emocionale, intelektuale, madje edhe fizike…

Çfarë e përcakton pozicionin tonë përgjatë vazhdimësisë “varet nga unë / nuk varet nga unë?”.

Nga disa faktorë (prirjet natyrore, kushtet familjare, energjia psikofizike) dhe përvoja e jetës (zhvillimi i sukseseve dhe dështimeve). Ky është një qëndrim mendor që merr formë në rrugëtimin tonë të rritjes dhe konsolidohet me përvojat e para si një i rritur, profesionale dhe joprofesionale. Me kalimin e kohës, ky mentalitet zë rrënjë dhe stabilizohet – sa më shumë ta mendoni kështu, aq më shumë jeta do t’ju japë konfirmime.

A mund të ndryshojë pozicionimi ynë përgjatë vazhdimësisë “varet nga unë / nuk varet nga unë?”. Përtej sukseseve dhe pohimeve që janë në vetvete motori më i fuqishëm i ndryshimeve personale, ekzistojnë të paktën tre “medikamente”.

Instrumenti i parë se nga ta nisni për të njohur dhe për të luftuar një qasje për vetë-sabotim, është analiza retrospektivë e momenteve të rëndësishme, kur në fusha të ndryshme (familje, shkollë, punë etj.,) kemi marrë vendime që kanë lënë shenjë në jetën tonë, duke na kanë bërë ata që jemi sot. Me përjashtim të rasteve të rralla, e zezë në të bardhë, “pika e kthesës” e rrugëtimit tonë na bën që të shohim ato situata që “kanë prodhuar impakt”, në të cilin projektet tona dhe liria jonë në kanë bërë të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve “që vareshin prej nesh”.

Instrumenti i dytë për të luftuar mentalitetin “nuk varet nga unë” është vënia në diskutim e llojit të mbështetjes që ju japin familjarët / miqtë çdo herë që në jetë ju shfaqet një sfidë. Shpesh, njerëzit tanë më të afërm bëhen “vrasësi” ynë i parë, pasi marrin një qëndrim mbrojtës ndaj nesh, për të na mbrojtur nga goditjet në jetë: “Hiq dorë nga ky konkurs, duhet rekomandim për ta fituar”; “nuk është koha më e mirë, ka krizë kudo”; “është e kotë që humb kohë duke u përpjekur të bindësh punëdhënësin tënd, po shkatërron veten”; “arsyeto, kënaqu me atë që ke, tashmë gjithçka është vendosur”.

Qëllimi mbrojtës është fisnik, por për fat të keq, pasoja konkrete është shpesh negative. Me fjalë të tjera, kur merrni këto lloj këshillash, duhet të dini të dalloni elementin emocional (nuk do ta përballoja dot mendimin që mund të dështoje, ndaj të them që nuk ia vlen) nga ai racional.
Instrumenti i tretë për të luftuar mentalitetin “nuk varet nga unë” ka të bëjë me vlerësimin e frikës, emocion që ndonjëherë mund të jetë një shoqërues i mirë udhëtimi. Konkretisht, ju duhet të përfytyroni se si mund të përkeqësohet situata juaj duke qenë se nuk keni dhe nuk do ta keni fuqinë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Shpesh frustrimi dhe frika që lind nga ky lloj arsyetimi ju bëjnë që të vlerësoni me më shumë pozitivitet efikasitetin tuaj dhe perimetrin e hapësirës suaj të ndikimit personal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme