Tri pyetje që duhet t’i bëni pasi ju refuzohet rritja e pagës

Prishtinë | 25 Tet 2022 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Lydia Frank, këshillon që pasi ju refuzohet rritja e pagës, të mos e merrni atë si fundin e një bisede.

Ajo këshillon që të bëni menjëherë tri pyetje pasi ju refuzohet rritja e pagës.

Së pari pyesni pse – Ju mund t’i thoni shefit tuaj diçka të tipit “Do të më pëlqente te kuptoja më mirë se pse nuk është pranuar këshilla ime. A ka diçka që mund të bëj më shumë”. Kjo pyetje do t’ju japë një përgjigje më të qartë rreth faktit nëse refuzimi lidhet ose jo me performancën tuaj apo me një faktor të jashtëm, si psh, buxheti”.

Kërkoni një shpërblim – Frank këshillon të kërkoni informacione rreth një shpërblimi, si për shembull ndonjë bonus që lidhet me ndonjë projekt të veçantë.

Kërkoni ndonjë përfitim tjetr – Për shembull, të kërkoni për mundësinë për të punuar nga shtëpia përtej kohës suaj të punës. “Kjo varet nga ajo çfarë është e rëndësishme për ju”, thekson Frank.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme