Zilia mes kolegëve e natyrshme, por përdoreni

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Kini kurajën ta pranoni, edhe ju keni ndier pak zili kur keni marrë vesh se kolegu juaj është ngritur në detyrë.

Nuk ka asgjë të keqe të përjetosh një emocion të tillë, është pjesë e natyrës njerëzore – mund të ndiejmë zili edhe ndaj njerëzve që u urojmë gjithë të mirat. Dhe zilia jonë nuk e përjashton gëzimin që mund të ndiejmë për suksesin e tyre.

Por është fakt, që të gjithëve na ndodh të pyesim, veten: “Përse unë jo?” dhe shpesh priremi ta interpretojmë suksesin e të tjerëve si një faliment yni, edhe pse nuk është kështu.

Ajo që mund të bëjmë, duke qenë se nga zilia e madhe mund të lindë ankthi dhe depresioni, është të përpiqemi ta shndërrojmë këtë xhelozi në një energji pozitive dhe në një mundësi për rritjen tonë.

Më poshtë janë tri mënyra se si mund ta arrini

  • Qartësoni objektivat tuaj

Të ndieni zili për një objektiv të arritur nga dikush tjetër, do të thotë të paktën një gjë: unë e dua atë gjë. Në këtë mënyrë, keni një informacion më shumë për të kuptuar se çfarë mund t’ju bëjë lumtur dhe të filloni të përpiqeni për ta arritur këtë gjë.

  • Motivimi

Zilia dhe xhelozia mund të jenë një shtysë, një motivacion më shumë që të angazhoheni të arrini disa rezultate. Duhet t’i kujtoni vetes që në jetë ka gjithnjë kohë për të mësuar dhe për të ndryshuar “letrat në tavolinë”.

  • Festoni suksesin tuaj

Është më e thjeshtë të përballeni me të tjerët e të reflektoni se çfarë nuk keni arritur apo të festoni gjithçka keni arritur? Kjo është një pyetje e rëndësishme. Duhet të gjeni kohë që të gjeni edhe meritat tuaja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme