Zyrat e hapura s’e rrisin bashkëpunimin mes kolegëve, përkundrazi

Prishtinë | 04 Qer 2023 | 07:44 | Nga Ekonomia Online

Doni bashkëpunim në zyrë? Bëjini ato të mbyllura Një nga arsyet, veç ekonomizimit të shpenzimeve, kur u ideuan zyrat e hapura, ishte rritja e komunikimit dhe bashkëpunimit mes tyre, çka do të thoshte më shumë produktivitet në punë.

Por duket se kjo ide, deri tani, nuk ka rezultuar e saktë.

Sipas një studimi të ri të Universitetit të Harvardit, ky tip mjedisi zyre, në të vërtetë, ka efektin e kundërt. Ai redukton kohën që njerëzit kalojnë duke folur ballë për ballë dhe i shtyn ata në fakt të komunikojnë me mesazhe apo email.

Në studimin e tyre, Ethan S. Bernstein dhe Stephen Turban, nga Harvard University, gjetën se kur dy kompani të Fortune 500 ndryshuan ambientet e punës, nga ambiente kubike të mbyllura në ambiente të hapura, ndërveprimi ballë për ballë mes punonjësve u zvogëlua me rreth 70%.

Punonjësit u bënë më të pandjeshëm ndaj reagimeve negative apo të diskutonin çështje delikate përballë kolegëve, gjë që i nxiti të gjenin mënyra më të rezervuara për të ndërvepruar, si zgjidhje telefonat dhe kompjuterët e tyre.

Studiuesit gjurmuan gjithashtu numrin e mesazheve në rrjetet sociale dhe email-e. Pas riprojektimit të zyrave të tyre, pjesëmarrësit i dërguan 56% më shumë email-e njëri-tjetrit, morën 20% më shumë email-e dhe ishin në “cc” në 41% më shumë email-e. Përdorimi i mesazheve në rrjetet sociale u rrit me 67%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme