Këshilla për reklamimin e bizneseve në Instagram

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Bizneset e shërbimeve duket se kanë më shumë problem në shfrytëzimin e disa prej rrjeteve më të fuqishme, si Instagram-i, sepse nuk kanë ide se çfarë të postojnë.

Përderisa mund të duket se bizneset me produkte e kanë më të lehtë të promovojnë veten në platforma vizuale, në fund të këtij artikulli nuk do të keni probleme në mbushjen e kalendarit tuaj me ide emocionuese.

Tregoni ekspertizën tuaj

Njerëzve iu pëlqen të ndjekin markat dhe llogaritë të cilat iu duken të vlefshme në një mënyrë. Cila është mënyra më e mirë për të ofruar vlerë përveç ndarjes së këshillave të dobishme?

Për të pozicionuar veten si ekspert në fushën tuaj, ndani këshilla, mënyra dhe rrugë të shkurtra. Përderisa ju mund të mendoni se atë që e dini, të gjithë e dinë, kjo nuk është e vërtetë. Mos injoroni këshillat të cilat i mendoni si ‘’shumë të dukshme’’ sepse sërish, përderisa mund të jenë të dukshme për ju, mund të mos jenë për klientët tuaj potencialë. Për shkak se ju keni ekspozim të vazhdueshëm në të njëjtin aktivitet, aftësi ose industri, ju keni fituar më shumë njohuri se sa mendoni.

Ju mund të ndani këshilla në fotografi të bukura ose si ‘’infografika’’. Ju gjithashtu mund të incizoni një video 15 sekondëshe ku flisni, ose më mirë, ku ndani këshillën. Nëse nuk ndiheni kreativë, ndani një fotografi të mirë dhe thjeshtë vendosni këshillën tuaj në pjesën e tekstit.

Inspironi me tregime suksesi

Si një pronar biznesi, ju duhet të keni disa tregime suksesi në biznesin tuaj. Ndani tregimet e klientëve tuaj. Mund të jetë aq e thjeshtë si një dëshmi e shkruar ose e regjistruar; mund të jetë një studim i vogël ku ju flisni për strategjitë e arritjes së suksesit.

Është edhe më mirë nëse mund të ndani fotografi para dhe pas. Dermatologët, stilistët e flokëve, teknikët e thonjve të gjithë mund të postojnë fotografi të cilat flasin më shumë se fjalët për ekspertizën e tyre në atë fushë. Qartë, merrni lejen e klientit së pari dhe vazhdoni përpara!

Inspironi me thënie

Thëniet janë njëra prej llojeve më angazhuese të përmbajtjes. Ne të gjithë kemi llogaritë tona të mbushura me thënie, por ende duket se na interesojnë gjithmonë. Kjo nuk do të thotë se duhet të përmbytni klientët tuaj me thënie filozofike, por kohë pas kohe, shfrytëzoni këtë lloj efikas të përmbajtjes.

Bëni të buzëqeshin

Ju gjithmonë mund të ndriçoni ditën e dikujt me një fotografi qesharake apo me një shaka. Por sigurohuni se njerëzit jashtë industrisë tuaj do ta kuptojnë atë shaka. Mendoni se si do të lidhen njerëzit me të. A ka të bëjë me ngritjen nga shtrati të Hënën apo me largimin nga puna të Premten? Ne të gjithë kemi tema të përsëritura në jetët tona.

Zbuloni

Në të njëjtën mënyrë se si një biznes me produkte mund të tregojë dizajnin e tij, ju mund të tregoni procesin prapa biznesit tuaj. Çfarë bëni gjatë periudhës së hyrjes së një klienti të ri? Çfarë pyetje iu bëni atyre? Çfarë kërkime bëni përpara?

Nëse keni fotografi para dhe pas, ju gjithashtu mund t’i lidhni së bashku me një video të shpejtë ‘’në mes’’, të procesit i cili e dërgoi klientin tuaj nga pika A në B. Kjo është gjithashtu një mundësi e mrekullueshme për të dalluar biznesin tuaj nga konkurrenca duke treguar se si proceset tuaja janë më të mira se standardet e industrisë.

Shisni zgjidhjen për problemet e tyre

Njerëzit shpesh hyjnë në media social për përmbajtje ambicioze. Mendojeni markën tuaj jo vetëm si një listë të shërbimeve që i performoni, por si një stil jetese të cilin ua mundësoni klientëve tuaj. A po shijojnë ata liri më të madhe financiare? Shëndet më të mirë? Po kanë më shumë kohë për të kaluar me familjet e tyre? Po ndihen më me vetëbesim? Të gjitha këto janë mesazhe të mrekullueshme të cilat mund t’i paraqisni përmes fotografive.

Përderisa ju mund të mos keni një produkt të prekshëm, ju sillni rezultate të prekshme. Biznesi juaj po zgjidh probleme të vërteta me të cilat po përballen konsumatorët tuaj. Bëhuni kreativë; dhe ju do të zbuloni me miliona mënyra që biznesi juaj të shkëlqejë.

Të ngjashme