Këto janë masat e reciprocitetit që hyjnë në fuqi nga 1 prilli

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Kosova prej sonte në mesnatë do të fillojë zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një konferencë për medie ka treguar për fillimin e zbatimit të parimit të reciprocitetit.

Ai ka thënë se Qeveria sonte do të vendosë masat e reciprocitetit vetëm ndaj Serbisë dhe se këto masa do të zgjasin deri më 15 qershor.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë Ndërmarrësisë ka ngritur një grup punues në nivel shtetëror për të identifikuar barrierat tregtare me të cilat përballet Republika e Kosovës kundrejt Serbisë dhe Bonje Hercegovinës.

Grupi ka theksuar këto barriera jotarifore në tregti dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave e që Kosova do u përgjigjet njëjtë, shkruan Ekonomia Online.

Barrierat në transit – Serbia trajton eksport-et importet e Kosovës si eksport importe të Serbisë.

Serbia zbaton kërkesat e saj për dokumentacion dhe licencim ndaj mallrave nga vendet e treta me destinim Kosovën kur kalojnë përmes Serbisë dhe ndaj mallrave nga Kosova ku eksportohen përmes Serbisë në vendet e tjera.

Barrierat teknike:Serbia kërkon që eksportet kosovare të plotësojnë standardet si për mallrat që prodhohen në Serbi

Etiketat dhe vulat- Serbia dhe Bosnja kërkojnë etiketa të produkteve ose përdorin vula që nuk janë në përputhje me trajtën dhe përmbajtjen për të cilën janë pajtuar palët me ndërmjetësimin e BE-së.

Lëvizja dhe kredencialet -Serbia dhe Bsonja nuk pranojnë automjetet e regjistruara në Republikën e Kosovës dhe nuk njohin licenca të prodhimit, dokumente identifikimi, cilësime akademike e profesionale nga Republika e Kosovës.

Përveç barrierave të identifikuara nga grupi punues Serbia nuk pranon që mallra dhe shtetas të vendeve të treta që hyjnë në Serbi përmes ndonjë pikëkalimi kufitar me Republikën e Kosovës. Serbia gjithashtu ka vendosur barriera në trasnport, komunikime eletronike e postare, energji dhe fusha të tjera.

Të ngjashme