Komisioni e dërgon në Kuvend Ligjin për Statistikat

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 15:20 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, pjesë të diskutimit kishte Ligjin për Statistika ku kishte ardhur të paraqes propozimin e tij edhe shefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Anëtarët e këtij komisioni kanë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet lidhur me ligjin në fjalë.

Ibrahim  Rrustemi, nga ASK-ja ka paraqitur propozimet për mandatin e shefit, i cili nga tri vite mandat të bëhet në shtatë dhe raportimi i ASK-së të jetë i drejtpërdrejt në qeveri dhe jo në ndonjërën prej ministrive. Sipas tij kjo është edhe praktikë e vendeve evropiane.

“ASK propozon që raportimi të bëhet në qeveri, tek kryeministri kjo është edhe praktik e vendeve evropiane që e kanë këtë strukturë organizative dhe pika tjetër është mandati i kryeshefit të ASK-së të jetë me afat deri në shtatë vjeçar ndërsa në versionin e qeverisë është që të ketë mandat vetëm 3 vjeçar edhe për këtë pikë ka pasur refleksion nga ASK-ja, sepse thuhet që kjo është në kundërshtim me praktikat e vendeve evropiane”, ka thënë Rrustemi.

Por disa nga anëtarët e komisionit theksuan se ky ligj është i palexueshëm dhe nuk mund të miratohet pa u kthyer edhe njëherë në qeveri.

“Unë e kam lexuar dhe e kam para vetës ketë ligj të statistikave i cili teknikisht do të thotë është i palejueshëm. Ka fjalë që janë krejt të ngjitura bashkë veçanërisht neni 4 dhe prej nenit 10 deri tek i 13 janë kompletë të palexueshëm këtë mund ta shihni edhe ju. Por edhe ASK duhet të jetë në nivel të kuvendit, sepse nëse është në kuadër të qeverisë atëherë do të duhej të ishte në kuadër të Zyrës së kryeministrit”, ka thënë Shqipe Pantina anëtare e komisionit nga radhët e Vetëvendosjes.

Edhe kolegu i saj nga NISMA për Kosovën, Zafir Berisha, ishte kundër miratimi të këtij ligji, i cili sipas tij, nuk është shkruar teknikisht mirë.

“Ky ligj duhet me u kthy edhe njëherë mbrapa edhe me ju kallzu atyre në qeveri që duhet me u mësu me shkru…”, ka thënë Berisha.

Ndërsa, deputeti Zenun Pajaziti (PDK) së bashku edhe me kolegë të tjerë treguan që nëse ligji kthehet në procedurat e para duhet të pritur gjashtë muaj për deri në ardhjen e tij në Kuvend.

“Për ta miratuar ligjin këtu duhet me e pas një dakordim më të mirë. Neve askush nuk na garanton që qeveria mundet me ndërruar. Vendi më adekuat për me i ballafaquar qëndrimet, opinionet dhe idetë është këtu dhe mendoj që ne kemi pasur dhe hera të tjera që me bashkëbisedim jemi dakorduar për ndryshim të ligjeve. Ky ligj mendoj që duhet të votohet pavarësisht që ne kemi më shumë punë por ne jemi ata që ndryshojmë dhe rregullojmë ligje”,ka thënë Pajaziti.

Edhe pse me dy vota të abstenuara ligji për statistikat u miratua që të shkoj në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme