Konjufca në takim me Escobarin: Optimist se takimi i Ohrit do të jetë i frytshëm

Prishtinë | 17 Mar 2023 | 10:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vazhduar takimet me krerët e shtetit. Pas takimit me presidenten Osmani, Escobar është takuar me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se Kosova nuk do të heqë dorë nga fokusi për arritjen e njohjes së plotë reciproke.

“Moment i rëndësishëm. Optimist se takimi do të jetë i frytshëm. Asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë”, ka thënë shkurt ai gjatë takimit.

Nga ky takim, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë me gazetarë.

Escobar të enjten mbrëma ka takuar edhe përfaqësuesit e partive opozitare në vend.

Në këtë takim kanë marr pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini. Pas takimit ata nuk janë deklaruar për media. Vetëm AAK-ja në një njoftim për mëdia pas takimit ka ripërsëritur se Propozimi evropian e ka mbështetjen e saj të plotë.

Të ngjashme