Kosova në krizë institucionale, morale, të identitetit…

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 14:44 | Nga Afrim B. Rada

“Nuk ka gjë për t’u habitur nga ikja e qengjit prej ujkut. Ujku është armiku i qengjit. Ajo qe është për t’u habitur, është dashuria e qengjit ndaj ujkut dhe vajtja pas tij”. (Mevlana Celaledin Rumi)

Të gjithë jemi dëshmitarë se Kosova është në një krizë të thellë. Fatkeqësisht, kjo krizë është gjithëpërfshirëse, si institucionale, krizë morale, krizë e identitetit…

Një i sëmurë që ka nevojë për shërim, paraprakisht ka nevojë të i kryen analizat laboratorike dhe incizimet e nevojshme me qëllim të diagnostifikimit të sëmundjes dhe zbulimit të mikrobit – shkaktarë të sëmundjes e pastaj të veprohet me terapi adekuate. E gjithë kjo sepse nuk duhet të nevrikosemi të sëmurit sepse është viktimë e mikrobit, mirëpo duhet të luftojmë mikrobin.

Ashtu edhe Kosova, që të dalë nga kjo krizë së pari duhet të identifikohen shkaktarët (mikrobet) që kanë sjellë deri te kjo krizë, e pastaj ato me tërë potencialin të luftohen me qëllim që të sanohet kjo situatë.

Kornizat e luftës për liri dhe pavarësi janë përcaktuar që në Lidhjen e Prizrenit kur në bazë të besës së lidhur nga burrat e patrembur të Shqipërisë së Veriut asaj të Jugut dhe Bosnjës, të atyre që kur kanë lindur nuk kanë njohur tjetër zanat, por pushkën dhe që për Din (fe), Shtet (Dovlet) dhe Vatan japin jetën – ka qenë një prej neneve të Kararnames së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Dini (feja) te shqiptarët (me shumicë të fesë Islame, ortodokse dhe krishtere) ka qenë dhe është burim i pashtershëm i vlerave morale dhe etike, e cila na mëson për unitetin e vlerës. Na mëson për unitetin e vlerës, se njeriu është qenie e unitetit shpirtëror dhe trupor, d.m.th. unitetit të atyre vlerave pa të cilat nuk është i mundur plotësimi i njeriut si qenie njerëzore. Feja është një fakt jetik sa edhe uji dhe ajri. Si e tillë, feja tek shqiptarët nuk ka qenë asnjëherë problem, përkundrazi ka qenë pjesë e zgjidhjes dhe mu nga ky fakt nëse ka ndonjë popull në botë që nuk duhet të ketë frikë nga feja dhe filozofia e saj vepruese atëherë ata janë shqiptarët.

Qershor 1999: Hyrja e forcave të NATO-s dhe lufta e lavdishme e djemve dhe vashave më të mira të kombit sollën një situatë të re në Kosovë. Datë kjo që me shumë të drejtë konsiderohet ditëlindje e kosovarëve. Disa e quajnë pastrim të Kosovës nga forcat policore e ushtarake serbe, disa realizimi i ëndrrave gati njëshekullore të popullit shqiptar, kurse disa të tjerë e quajnë Liria e shumëpritur.

Nga gjitha këto definicione na lindin pyetje se kjo Kosova jonë e dashur dhe liria qe e gëzojmë, a është ajo për të cilën kanë dhënë jetën afërsisht 1 milion shqiptarë dhe realizim i ëndrrave njëshekullore që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit?

Sot kur themi Kosova, fatkeqësisht na aludon në Krim, Korrupsion, Krizë, Keqqeverisje, Skandale etj. etj.

Korrupsioni: Sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, korrupsioni ka depërtuar në të gjitha institucionet e shoqërisë kosovare. (Gjithnjë sipas ndërkombëtarëve) Institucioni me i korruptuar në Kosovë është Qeveria e Kosovës, si institucion që do të duhej ta luftonte korrupsionin. Për arsye të nivelit të lartë të korrupsionit, shumë investitorë largohen nga Kosova ose nuk vijnë fare. Kosova, për shkak të korrupsionit, ka humbur 100 milionë euro investime vjetore; investitorë kanë shkuar në shtete fqinje.

Kriza ekonomike me një papunësi rreth 48 %

Kriza sociale me 52 % të popullsisë së varfër dhe me 18% në varfëri të skajshme. Mbi 70 % të të ardhurave mujore shpenzohen për gjëra elementare te jetesës.

Kriza morale (droga, prostitucioni, vetëvrasjet, shkurorëzimet, fëmijët jashtëmartesore). Kemi raste që ndoshta askund në botë nuk ka raste të tilla që për arsye të kushteve të rënda ekonomike edhe ushtarët e lirisë të bëjnë vetëvrasje.

Thuhet se shpresa është buka dhe uji i të varfërve. Shpresa vdes e fundit. Situata aktuale politike dhe ekonomike ka mbytur edhe shpresën në popull. Si pasojë e humbjes se shpresës, Kosova jonë po zbrazet nga popullata e saj.

Para Luftës së Dytë Botërore në vitet 1935 – 1938 dhe me pas në vitet 1950 – 1966 nga Kosova janë shpërngulur rreth 700 000 njerëz. Gjatë luftës së fundit mars – qershor 1999 për 77 dite janë përzënë nga shtëpitë e tyre rreth 800 000 kosovarë. Që të gjithë i ushqente shpresa se një ditë do të kthehen në Kosovën e lirë dhe nuk dëshironin të largoheshin nga kampet afër kufijve të Kosovës. Ashtu edhe ndodhi. U kthyen dhe as fushat e minuara e as shtëpitë e rrënuara dhe të kallura dhe vendosja nëpër tenda në oborret e shtëpive nuk mund t’i ndalnin të mos kthehen në Kosovën e lirë.

Po sot. Sot na iku rinia, na iku popullsia. Shume shtëpi u mbyllen dhe shume shkolla mbeten pa nxenesa. Ikin edhe femijet e deshmoreve, shesin pasurinë qe mos te kthehen kurrë. Nuk kuptoj dot se kujt i sherben Kosova pa Kosovare. Shtetndertuesit nuk u treguan te afte t”i mbajne njerëzit brenda. Një familjar qe nuk mund te ushqeje edhe nuk mund te mbaje femijet ne shtëpi. Familjari deri diku mund te arsyetohet. Por pushtetarët, pushtetarët assesi. Ata I kemi zgjedhur dhe paguhen për te krijuar kushte dhe rrethana për jete normale.
Po kush janë këta pushtetarë? Kush e udhëheq Kosovën?

Në Kosovën tonë subjektet politike identifikohen me liderët e tyre. Dhe kështu në Kosovë nuk bëhet pyetje se cilës subjekt i takon por se a je me këtë apo atë lider.

Kush janë këta persona që veten e quajnë liderë?

A posedojnë ata atributet e një lideri te mirëfilltë?

Tipari themelor i liderit është vizioni – Vizioni paraqet qëndrimin për te ardhmen e dëshiruar. Paramendimi se çfarë do të bëjnë dhe si duhet te duket e ardhmja. Lideri e dëshmon veten sipas shembullit personal meqë atë qe flet e bën në vepër. Një tipar i rëndësisë së veçantë të liderit është edhe paraqitja e tij reale ashtu si është ne fakt. Karakteri i liderit nënkupton besimin dhe besnikërinë, vlera te larta morale dhe etike, pranimin e përgjegjësisë, solidaritetin dhe modestinë.
Nga ato që u cekën më lart kemi kundërthënie diametralisht të kundërta me realitetin.
Fillimisht këta persona sa meritojnë te quhen liderë. Ne kuvendet zgjedhore ata zgjidhen pa kundërkandidatë. A nuk kane kundërkandidatë apo nuk kane guxim te kandidohen nuk kemi njohuri mirëpo përderisa është konform dispozitave statutare të partisë nuk do më shumë koment përveç asaj se sa është demokratike. Aty ku është dashur te respektohet rregullorja për zgjedhjen e presidentit ka pasur kundërkandidat dhe nga frika se mos të prishë llogaritë e shefave edhe kundërkandidati ka votuar për presidentin aktual e jo për veten e tij.

Mënyra se si sillet lideri për të ardhur në pushtet, si sillet nëse është ne pushtet, dhe si sillet pas largimit nga pushteti tregon natyrën e liderit.

Premtimet ne fushata parazgjedhore dhe gjendja aktuale politike janë pasqyre e personalitetit se diçka premtojnë dhe krejt diçka tjetër veprojnë. Me parimin makiavelist se qëllimi e arsyeton mjetin, kanë ardhur ne pushtet me vota të vjedhura me prodhim industrial të votave.

Paramendoni vetëm faktin se sa herë është festuar liberalizimi i vizave përderisa jemi shtet i vetëm i mbyllur ne kafaz. Pas çdo demarkacioni dalim duke humbur territore si me Maqedoni ashtu edhe 8400 hektarë me Malin e Zi.

Për modestinë as nuk mund të diskutohet nëse analizojmë raportin e realizimit të të ardhurave mujore (të deklaruara) dhe jetën luksoze që bëjnë.

Lideri duhet të jetë i përgjegjshëm për dështimet e veta eventuale, duke mos kërkuar arsyetime tek dikush tjetër. Të kërkosh përgjegjësi është absurditet i llojit të vet sepse deri në ditët e sotme askush nuk ka dhënë llogari për premtimet e parealizuara (si p.sh njeri për 120 000 vende pune, kurse tjetri për 200 000 vende pune) dhe gjendjen e mjerueshme te popullit.

Autoriteti i liderit në Kosovën tonë varet nga niveli i pushtetit. Zakonisht autoritet kane vetëm ata qe janë ne pushtet, sepse vetëm me pushtet liderët kanë aftësi për të ndikuar te të tjerët, por jo edhe me autoritet. Për të siguruar mbijetesën, në administratën shtetërore të Kosovës kanë punësuar rreth 80 000 persona. Nëse kemi parasysh se një familje kosovare mesatarisht ka 4 anëtarë kjo është baras me 320 000 votues të cilët drejtpërsëdrejti ushqehen nga shteti e që përben mbi 50 % të votuesve kosovarë, kur dihet se në Kosovë ka rreth 650000 votues.

Sa për kuriozitet, Sllovenia me numër afërsisht të njëjtë sa Kosova ka të punësuar rreth 40 000 persona në administratën shtetërore.

Prandaj, nga ato që u thanë me lart dëshiroj te citoj habinë e një dijetari se si njeriu zgjedh pushtetarët e gabuar, e shpreh me këtë shembull: “Nuk ka gjë për t’u habitur nga ikja e qengjit prej ujkut. Ujku është armiku i qengjit. Ajo qe është për t’u habitur, është dashuria e qengjit ndaj ujkut dhe vajtja pas tij”. (Mevlana Celaledin Rumi)

Të besuarit e shtetit personave të padijshëm dhe jokompetentë është shume tragjike.

“Një popull që zgjedh të korruptuarit, mashtruesit dhe hajnat nuk është viktimë, por bashkëpjesëmarrës”. (George Orwell)
Askund drejtësia nuk vjen nga jashtë. Populli duhet te ruaje identitetin e tij për arsye se humbja e identitetit paguhet me robëri dhe poshtërim.

Të ngjashme