Instituti Riinvest ka mbajtur konferencë në lidhje me Sektorin e Kërkimeve dhe Inovacioneve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Për këtë çështje janë prezantuar dy raporte të cilat paraqesin problemet me këtë sektor, e si problem më i theksuar u tha se është mos-financimi adekuat nga Qeveria.
Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Instituti “Riinvest”, tha se bazuar në këto raporte vlerësoht si e pakënaqshme gjendja e sektorit të kërkimeve.
Sipas tij, Kosova rangohet e 128-ta nga 142 vendet e botës për sa i përket aftësisë për inovacione. Ai tha se kjo duhet ta shqetësojë Qeverinë dhe komunitetin kërkimor universitar.
“Bazuar në të dhënat e nxjerra, studim vlerëson si të pa kënaqshëm gjendjen e sektorëve dhe kërkimeve. Pikërisht kjo lidhet edhe me gjendjen e financimit. Financimi është më i ulët se sa vendet e rajoni e të mos flasim për vendet evropiane. Kosova rangohet e 128 nga 142 vendet sa i përket aftësisë për inovacion, kjo duhet të jetë një sinjal alarmues për institucionet qeverisëse por edhe për komunitetin kërkimor universitar”, tha ai.
Isuf Berisha, i cili prezantoi raportin “Sektori i hulumtimeve dhe inovacioneve në Kosovë nga perspektiva e komunitetit kërkimor”, tha se synimi i këtij raporti është që të shihet gjendja aktuale në këtë sektor.
Sipas këtij raporti Qeveria e ka lënë pas dore këtë sektor, i cili sipas Berishës është ndër sektorët e rëndësishmit që ndikon në ekonominë e vendit.
“Me këtë hulumtim është synuar që të shihet gjendja aktuale në sektorin e Kërkimeve dhe Inovacionit në Kosovë, që të identifikohen problemet në këtë fushe që pastaj do të adresoheshin me politika dhe ndërhyrje adekuate për të ndryshuara atë. Për këtë qëllim është bërë një anketë. Pyetësori ka pasur 26 pyetje që është synuar të adresohen problemet dhe çështjet me të rëndësishme”.
“Gjetjet kryesore e përgjithshme për shumicën dërrmuese të korrespodentëve në Sektorin e Kërkimeve dhe Inovacioneve në Kosovë është e pa kënaqshëm, deri në alarmante. Problemet e shumta nisin nga mungesa e strategjisë të bazuar në hulumtime të mirëfillta në teren. Problemet tjera janë infrastruktura ligjore e cila është pengës për politikat zhvillimore të sektorit. Financimi skajshmëritë i pamjaftueshëm është larg i mesatares së përqindjes së bruto prodhimit që në vendet e rajonit ndahet për këtë fushë”.
“Ne vend të 0,7% që duhet të ndahet për këtë, buxheti i ndarë ishte 0,1%. Me draftin e ri është propozuar një rritje, por kjo është e pamjaftueshëm për të zënë hapin me rajonin. Rëndësi e këtij sektori si kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik dhe teknologjik është një fakt i mirënjohur. Duke pasur parasysh këtë në Kosovë rëndësi vetëm mund të përsërit. Kosova vazhdon të mbete vendi më i pazhvilluar në këtë fushë dhe vendi më i pazhvilluar ekonomik me numrin më të madh të të pa punësuarve. Qeveria e Kosovës dhe institucionet akoma nuk e kuptojnë dhe vlerësojnë rendësin e këtij sektori. Duhet të shtohet financimi, të rriten kapacitete”, tha ai.
Besnik Krasniqi, i cili e prezantoi raportin “Korniza institucionale dhe rregullative (politikat dhe procedurat) për rritjen e burimeve dhe administrimit të financave të kërkimeve dhe inovacioneve në Kosovë”, tha se qëllimi i këtij hulumtimi është të shikohet mënyra e financimit, duke shtuar se në vend investimet për këtë sektor janë të ulëta si nga Qeveria si nga sektori privat.
Ai në këtë raport ka shpjeguar skemën e financimit të kërkimeve shkencore në Universitetin e Prishtinës dhe kanë dhënë rekomandime se si të ndryshohen këto skema.
Po ashtu u dhanë edhe rekomandime në lidhje me politikat qeveritare që duhet të ndërmerren.
“Qëllimi është që të hulumtohen mënyrat e avancimit të burimeve të financimit. Investimet në Kosovë janë të ulëta nga qeveria si dhe nga sektori privat. Jemi shumë larg standarde evropiane. Neve na mungon fondi nacional i shkencës i cili kish me qenë një institut që kish me i financuar projekte shkencore”.
“Korniza ligjore duhet të ndryshohet në nivelin qeveritar dhe nivel institucional. Kemi marr një data bazë të publikimit për 10 vite, Kosova është e parafundit me 1 850 të punimeve. K&I është në fazën embrionale të zhvillimit dhe kërkimi është kryesisht rezultat i përpjekjeve individuale dhe jo i kërkimit sistematik institucional”, tha ai.
Akademiku Anton Berisha, tha se vetëm më punë dhe projekte të mirëfillta mund të ndikojnë te qeveritaret.
“Si respodenti i këtij pyetësori pash se është duke menduar dikush për të mirën ë këtij vendi dhe shkencës. Vetëm me pune dhe projekte bëjmë trysni në qarqet qeveritare. Problemi është se ne jemi shoqëri farefisnore. Presion qeveritarëve vetëm me projekte të mirëfillta. Nuk është e çuditshme që edhe ndërkombëtarët nuk na respektojnë”, tha ai.