Kriptovaluta kineze mund të vendosë rekord për numrin e transaksioneve që përpunon në sekondë

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Një luftë mes kriptovalutave së shpejti mund të nisë, ndërsa klima gjeopolitike do të nxehet.

Kina ka shprehur qartazi ambiciet e saj për zhvillimin e teknologjisë Blockchain dhe së fundit ka përshpejtuar hapat e saj për zbatimin e shpejtë të një monedhe dixhitale.

Sipas një veterani të kësaj teknologjie në Shangai, lufta e kriptovalutave do të shpërthejë vitin e ardhshëm.

Monedha dixhitale e Kinës e quajtur DCEP synon të zgjidhë problemet e atyre tradicionale, por nuk dihet sesa i vërtetë është ky pretendim. Tani sipas ekspertëve thuhet se DCEP ka një shpejtësi transaksionesh prej 220 mijë transaksione për sekondë.

Vlen të theksohet se PayPal mund të përpunojë vetëm 40 mijë transaksione në sekondë, ndërsa Libra një mijë transaksione në sekondë.

Përtej kësaj, një prej qëllimeve të Kinës me monedhën dixhitale është reduktimin i hendeqeve të përdorimit mes monedhës juan dhe dollarit amerikan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme