​Usher sërish në gjykatë

Prishtinë | 05 Gus 2017 | 09:54 | Nga

Muzikanti Usher me prejardhje nga Texas u padit për ngjitje të sëmundjes së herpesit nga 3 persona. Disa javë më parë u zbulua që këngëtari në vitin 2012 kishte paguar një grua 1.1 milion dollar që të mos ngrisë padi ndaj tij pasi që ky i fundit i kishte ngjitur sëmundjen e herpesit.

38 vjeçari do të përballet edhe me tri akuza të tjera. Dy gra dhe një mashkull do ngrejnë padi ndaj Usher pasi që thuhet se në vitin 2012 ai kreu marrëdhënie seksuale pa i’u treguar se vuan nga herpesi.

Në mbrojtje të viktimave do të paraqitet avokatja Lisa Bloom e cila thotë se padinë do ta ngreh të hënën në California.

Ajo bënë të ditur që dy nga viktimat nuk do të paraqiten me emrat e vërtet të tyre pasi që duan që çështjen në fjalë ta zgjedhin në mënyrë private, ndërsa viktima tjetër do të jap prononcim për media pasi që të merret vendimi i gjykatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme