10 milionë njerëz ndjekin Dua Lipën

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 08:55 | Nga

Dua Lipa tashmë gëzon një popullaritet shumë të madh në botë pas suksesit që ka shënuar në skenën muzikore.

Këtë e vërteton edhe fakti se atë sot e ndjekin 10 milionë njerëz në Instagram, diçka që ka befasuar edhe këngëtaren shqiptare, transmeton Koha.net. Ylli i “New Rules” aktualisht është në Seoul duke mbajtur koncerte.

“Fytyra ime kur e kam kuptuar se kam 10 milionë ndjekës. Si ka ndodhur kjo? Jeni më të mirët, ju dua. Faleminderit fansave në Seoul për sonte, ishte shumë argëtuese dhe faleminderit për këtë trajtim. Jam zhytur në lumturinë e ëmbël”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme