13-vjeçarja me zërin e saj mahnit jurinë e “American’s Got Talent”

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 12:46 | Nga

Një nxënëse 13-vjeçare nga Britania e Madhe ka siguruar një vend në çerekfinalen e America’s Got Talent pasi ka mahnitur jurinë me performancën e saj të jashtëzakonshme.

Courney Hadwin nga Hesleden në County Durham u duartrokit nga të pranishmit pas performimit të këngës “Hard to Handle” nga Otis Redding.

Howie Mandel, njëri nga anëtarët e jurisë ishte aq i mahnitur me performancën e 13-vjeçares sa shtypi butonin për ta dërguar drejt në çerekfinale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme