2 Ton lanson këngën e re “Amore”

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Rap-artisti nga Ferizaj, 2 Ton, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Amore” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip tejet atraktiv.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar vet artisti, kurse për ‘beatin’ është përkujdesur NEGO.

Kënga është lansuar edhe në kanalin zyrtar të reperit në YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku.

Videoklipi po ashtu është shumë i veçantë, me ngjyra e me një sërë femrash që e bëjnë akoma më interesant projektin.

Ndryshe, 2 Ton është shumë i angazhuar me prurje të reja e po ashtu edhe me koncerte të ndryshme muzikore për të qenë kështu sa më afër fansave të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme