2 Ton paralajmëron projektin e ri muzikor

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Rep-artisti shqiptar, 2 Ton, pas suksesit të deritanishëm ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të publikojë projektin e radhës për fansat e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku publikoi një fotografi në studio muzikore, para një mikrofoni profesional.

“A çka është duke ardhur”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Kjo është pritur mjaft mirë nga 507 mijë ndjekësit e tij në rrjete sociale, të cilët mezi po e presin këngën e re nga ai.

Reperi nga Ferizaj në këngën e fundit “Boni T’fala” ka grumbulluar deri më tani mbi 3.1 milionë klikime në platformën YouTube. 

Të ngjashme