2 Ton publikon këngën e re “Corazon”

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Corazon” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Kënga është punuar nga 2 Ton dhe Nego, ndërsa masteringu i është besuar Loren Aliajt.

Ndërkohë edhe për vargjet e tekstit është kujdesur vet reperi me prejardhje nga Ferizaj.

“Corazon” është vizualizuar edhe me klip, i cili është mjaft veror dhe i përshtatet tematikës së këngës.

Ana vizuale i është vesuar produksionit N’Pik Creative.

2 Ton vazhdon të jetë edhe këtë verë i angazhuar me projekte të reja muzikore e koncerte të shumta.

Të ngjashme