3 ditë pa bërë dush, Angelina Jolie “sakrificë” për një foto me bletët

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur Angelina Jolie i është bashkuar një tjetër nisme kohët e fundit dhe ajo është për mbrojtjen e bletëve.

Në Ditën Botërore të Bletëve, 45-vjeçarja realizoi dhe një set fotosh të frikshme me bletë që kishin mbushur trupin e saj.

“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Qëndrova për 3 ditë pa bërë dush pasi ekspertët më thanë se bletët nuk do të më afroheshin nëse do të ndjenin aromën e shampove apo parfumeve të mia”, tregon Jolie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme