Me 5 shtator bëhet shenjtërimi i Katedrales ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 11:42 | Nga

Me datë 5 shtator të këtij viti në Prishtinë do të ndodhë shenjtërimi i Katedrales “Nëna Terezë”.Ky është edhe veprimi i fundit i planifikuar që Katedralja të jetë në shërbim të qytetarëve dhe Zotit.

Don Lush Gjergji ka treguar se është i lumtur pasi edhe Papa Françesku ka caktuar tanimë të dërguarin e tij në këtë ceremoni që do të ndodhë në kryeqytet. Ernest Troshani është personi i cili është i dërguari përfaqësues nga Papa i Vatikanit, shkruan KultPlus.

Këtë 5 shtator bëhen gjithsej 20-të vite nga vdekja e Nënës Terezë, e cila vdiq në Kalkuta të Indisë.
Shtatorin e vitit të kaluar Nënë Tereza u shpall shenjtore në një ceremoni e cila u ndoq me interesim nga mbarë bota.

Të ngjashme