52-vjeçari David Guetta “kapet” me të dashurën 27-vjeçare

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

DJ me famë botërore, David Guetta, është fotografuar në momente intime me të dashurën e tij, Jessica Ledon, teksa po shijonin rrezet e diellit në Miami Beach.

“Daily Mail” ka publikuar disa foto të çiftit, ku 52-vjeçari dhe 27-vjeçarja duken mjaft në formë me rroba banje, duke ekspozuar trupin e tyre të palestruar. Ata shfaqen mjaft të dashuruar teksa janë në det, duke u përqafuar e puthur.

Ndërkohë Jessica tregon edhe unazën e saj me diamant që ka marrë dhuratë nga partneri i saj 25 vite më i madh se ajo.

Krijuesi i hitit “Say My Name”, u divorcua nga bashkëshortja e tij, Cathy, pas 22-viteve martesë në 2014-n. Pasi kaluan 3 vite Guetta i dhuroi unazën Ledon në shenjë “dashurie dhe angazhimi”.

Të ngjashme