8 persona vdiqën në koncertin e tij, reagon reperi i njohur

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar gjatë kohës kur reperi Travis Scott ndodhej në skenë, në festivalin Astroworld, në Houston. Koncerti është kthyer në tragjedi pasi turma shtyhej drejt skenës, përpjekje të cilat rezultuan fatale.

Nga të dhënat e para, rreth 50,000 njerëz ishin të pranishëm në festivalin i cili u mbajt në ambient të hapur.

“Turma, për arsye që ende s’i dimë filloi të shtynte njëri-tjetrin për të arritur drejt skenës. Kjo bëri që njerëzit që ishin para të ngjesheshin në pamundësi për t’i shpëtuar situatës. Situata sa vinte dhe përkeqësohej, u panë njerëz që rrëzoheshin në tokë pa ndjenja. Disa prej tyre pësuan atak kardiak”, janë shprehur autoritetet për CNN.

Travis Scott është shprehur i shqetësuar pasi festivali i tij u shndërrua në një përleshje vdekjeprurëse.

“Jam absolutisht i shkatërruar nga çfarë ndodhi mbrëmë. Lutjet e mia shkojnë për familjet dhe të gjithë ata që u lënduan nga çfarë ndodhi në Festivalin Astroworld”, tha ai duke shtuar se do të mbështesë të gjitha familjet në nevojë.

Të ngjashme