A bëri aksident Donaldi? Kjo është e vërteta rreth aksidentit me motor

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Gjatë dy ditëve të fundit nëpër media rozë dhe rrjete sociale është shpërndarë një fotografi ku shihet Romeo Veshaj pranë një motori dhe autoambulance, ku thuhej se vëllai i tij binjak, aktori Donald Veshaj kishte bërë aksident me motor.

Por, burime të “AfterParty.al” kanë bërë me dije se i aksidentuari me motor mësohet të ketë qenë Mario, vëllai i vogël i binjakëve Romeo dhe Donald.

Ndërsa, ende nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore apo ndonjë reagim nga vëllezërit në rrjete sociale.

Të ngjashme