“A do e bëje një fëmijë me mua”, DJ Dagz dhe Einxhel flasin për planet jashtë BB VIP

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

DJ nga Kosova, Dagz, po vazhdon qëndrimin në shtëpi përkundër se javë më parë doli miku i tij i ngushtë, DJ PM.

Ai tashmë ka krijuar një raport shumë të afërt me prezantuesen Einxhel Shkira, me të cilën është në qendër të vëmendjes pothuajse për çdo veprim që bëjnë.

Dyshja, të cilët kanë nisur një njohje prej disa ditësh, kanë filluar të diskutojnë edhe për planet jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një bisedë të radhës të bërë brenda BB VIP, Dagz pyet Einxhel nëse do dëshironte të kishte një fëmijë me të.

“A do e bëje një fëmijë me mua”, ka qenë pyetja e parashtruar ndaj moderatores nga Shqipëria, së cilës iu përgjigj menjëherë.

Ajo theksoi se do të dëshironte dhe që fëmija beson se do të dilte shumë i lezetshëm.

Dagz më tej shtoi se një herë dëshiron që ta njohin më shumë njëri-tjetrin, e më pas të vijnë gjërat e tjera.

Të njëjtit janë çifti i tretë i krijuar në shtëpi, pas Donaldit dhe Beatrix e DJ PM dhe Sarës.

Të ngjashme