“A do e doje një person nëse nuk ta kthen në të njëjtën mënyrë”, Fifi i përgjigjet ndjekëses

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës së saj profesionale.

Një nga pyetjet e parashtruara ishte nëse do kishte vazhduar ta donte një person që nuk ia ka kthyer dashurinë në të njëjtën mënyrë.

“Nëse prap ju rastis ta doni fort dikë që ndoshta nuk do të të dojë, a do vazhdoje ta doje?”, ka thënë një ndjekës.

“Më ka rastisur të dua dikë, jo vetëm që nuk më ka dashur por as respekt nuk kishte për mua. Kështu që përgjigjen A do vazhdoja, nuk e jap dot se ndjenjat me buton nuk janë. Por që të paktën jam munduar mos me e fik butonin e shpresës”.

“Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. Dhe unë jam në momentalisht në mesin e njerëzve që dua”, ka qenë përgjigja e Fifit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme