A do të kthehet në “Për’puthen”, Tea jep përgjigjen epike

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Tea nuk hezitoi t’i përgjigjej Julit, i cili e pyeti nëse do të rikthehej në “Përputhen”.

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni, vazhdon të mbetet emër shumë i komentuar, shkruan lajmi.net.

Ajo bëri bujë pas largimit nga programi pasi u deklarua çift me Andi Shehun, ndërsa doli të jetë e lidhur me Beart Rexhepin.

Por, së fundi Tea i ka ndarë rrugët me Beartin, andaj sërish nuk mungon vëmendja e publikut për të.

Tea iu përgjigj pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët nuk hezituan ta pyesnin lidhur me jetën private, por edhe pyetje të tjera.

Konkurrenti i “Përputhen”, Juli, e pyeti nëse do të rikthehej sërish në program.

“Pse s’të mjaftojnë vajzat që ke aty o Juli?”, është përgjigjur Tea.  

Të ngjashme