A do t’i trashëgohet emri Princeshës Diana nga mbesa e saj?

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Perderisa Duka dhe Dukesha të Sussex po përgatiten për të mirëpritur fëmijën e tyre të parë, tifozët mbretërorë në të gjithë vendin kanë ‘vendosur baste’ në lidhje me emrin e foshnjës dhe gjininë.

Mediat britanike po parashikojnë se në qoftë se çifti do të bëhen me vajzë emri i saj do të jetë Diana, në kujtim të princeshës së ndjerë.

Kështu mendojnë edhe britanikët, sipas disa sondazheve të realizuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa emri i preferuar për djalë është Arthur.

Por, sa ka gjasa që Princ Harry të emërojë vajzën sipas nënës së tij të ndjerë?

Është interesante të përmendet se vajza e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, Princesha Charlotte, emrin e mesëm e ka Diana, në kujtim të mbretëreshës.

Pra, nuk do të vijë si një surprizë për tifozët mbretërore nëse Harry dhe Meghan vendosin ta kujtojnë Princeshën Diana duke emëruar të bijën e tyre me këtë emër.


Të ngjashme