A e mbështet Dafina Trixën, sepse edhe vetë ishte në situatën e njëjtë me të dashurin

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri kohëve të fundit ka dal haptazi në mbrojtje të këngëtares, Beatrixë Ramosaj – lidhur me raportin e kësaj të fundit me Donaldin dhe Borën.

Pas përfundimit të edicionit “VIP” të “Big Brother Albania”, Trixa njoftoi për një bashkëpunim me DJ Geek, e që në një video të postuar nga Dafina në profilin e saj në “Instagram” ndjekësit kanë komentuar duke thënë: “Ruaju se po të merr burrin”.

Por, Dafina s’i ka pritur mirë këto fjalë nga ndjekësit, të cilët e kishin lidhur situatën me komentin që Beatrix i la Bora Zemanit për takimin me Donald Veshajt.

Beatrix i shkroi asokohe moderatores: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtit. Të dua zemër”. E revoltuar, Dafina shprehet që të mos ushtrojnë bullizëm aq më tepër femra-femrës.

“Ruaje për çfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë asnjë me rujt! Kurgjo me zor nuk shkon! Stop bullying! Stop this nonsense! Or get the f… out of my page! Idiot”, ka shkruar ajo duke mbrojtur Trixën.

Teksa, ndjekësit kanë rikthyer historinë e Dafinë me moderatoren, Argjira Spanca duke e krahasuar me Borën dhe Trixën.

Dafina dhe Argjira kanë qenë për vite më radhë shoqe të ngushta, e që kjo e fundit ishte 8 vite në lidhje me DJ e këngëtares, DJ Geek.

Pas ndarjes, shoqëria e tyre kishte filluar të zbehej e që më pas u bë e ditur për lidhjen e këngëtares me DJ Geek-un. Kështu që raporti i Dafinës me moderatoren, Spanca u shkëput, madje hoqën njëra-tjetrën edhe nëpër rrjete sociale.

Kohë më parë, Argjira kishte folur për DJ Geek në një intervistë për emisionin “Thumb” në “ABCnews”.

Të ngjashme