A e zbehu “Big Brother VIP” shikueshmërinë e “Përputhen”

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show BigBrother u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’. Kjo gjë u pa si një lloj konkurrence në mes këtij emisioni dhe atij të dashurisë “Për’puthen”, shkruan Express Rozë.

Reality-show “Big Brother” ka realizuar nëntë sezone në Shqipëri dhe ishte njëri ndër emisionet më të shikuara në trojet shqiptare.

Më 4 tetor të këtij viti filloi sezoni “VIP” me personazhe të njohura për publikun.

Në natën e parë u prezantuan 14 banorë, e që deri më tani është larguar vetëm një banor, derisa të martën mbrëma në shtëpi kanë hyrë edhe tri banore të reja.

Zhvillimet e fundit në shtëpi në mes Fifit, Semit dhe Granit kanë shtuar kurreshtjen e shikuesve për ta parë këtë program.

Por, ajo që rriti shikueshmërinë e “Big Brother VIP” ishte padyshim edhe hyrja e Bora Zemanit, prezantueses së “Për’puthen”.

Ajo ishte në lidhje dashurie me Donald Veshajn, i cili është banor i “Big Brother VIP”, ndërkaq produksioni ua mundësoi një takim pasi lidhja e tyre ishte përfolur brenda shtëpisë.

Takimi Bora-Donald theu rekordet e shikueshmërisë në televizionin ku shfaqet.

Si duket kjo la nën hije edhe emisionin që udhëheq vetë Bora, “Për’puthen”.

“Big Brother VIP” mori vëmendjen e publikut, pasi personazhet e famshme që janë futur aty janë nën vëzhgimin e kamerave 24 orë.

Emisionet e dashurisë dhe reality-show kohëve të fundit po marrin shumë vëmendje, pasi po bëjnë jehonë nnë platformat e rrjeteve sociale siç janë Instagram, Facebook e Youtube.

Të ngjashme