“A është e vërtetë që ke qenë e fejuar”, Fifi mbetet e habitur nga pyetja e ndjekëses

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja nga Ferizaj, Fifi, shpesh përmes rrjeteve sociale u jep mundësi fansave të pyesin rreth asaj që dëshirojnë më shumë.

Duke qenë se është tejet aktive dhe mjaft e hapur, Filloreta Raçi (emri i vërtetë) të shumtën e rasteve pranon pyetje që kanë të bëjnë me jetë personale.

Së fundmi, krijuesja e hitit “Maniak i dhimbjes” u pyet nëse ka qenë ndonjëherë e martuar dhe një përgjigje e sinqertë edhe këtë herë nuk mungoi.

“A është e vërtetë që keni qenë e fejuar?”, u pyet Fifi.

“Zot i madh. Jo. Deri më sot jam treguar shumë transparente dhe me pas qenë do e kisha thënë për këtë më beso. Po e theksoj, nuk kam qenë dhe nuk është në horizont ajo ngjarje njëherë”, ka qenë përgjigja e dhënë.

Fifi përndryshe këto vitet e fundit u komentua mjaft shumë për një romancë dashurie, për të cilën është rrëfyer disa herë.

Ajo momentalisht po qëndron beqare.

Të ngjashme