“A ka ndodhur diçka më shumë se puthja në shtëpi”, flet DJ PM

Prishtinë | 19 Dhj 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-konkurrenti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Pajtim Krasniqi i njohur si DJ PM, ka qenë së fundmi i ftuar në “FanClub”, ku ka folur rreth shume temave të cilat janë diskutuar brenda në shtëpi dhe marrëdhënies së tij me blogeren, Sarah Berisha.

Ai u pyet se nëse ka pasur diçka më shumë se puthje në mes tij dhe Sarës, e që nuk ngurroi të përgjigjet dhe se pas daljes ka parë shkrime të ndryshme, por që kjo gjë nuk është e vërtetë.

“Është një pyetje që ma kanë bërë shpesh dhe është shumë absurde edhe ta mendosh. S’e kisha bërë kurrë në një reality shoë. Puthjet kanë ndodhur, puthjet kanë qenë të shpeshta”, u shpreh DJ PM.

Kujtojmë se DJ PM hyri në shtëpi si një konkurrent i vetëm së bashku me mikun e tij, Arbër Guminshtën i njohur si DJ Dagz, por që të premten ata u larguan e nga votat e publikut Dagz u rikthye sërish në shtëpi.

“Ne e kemi pas një muhabet non-stop që kur të dalim prej këtu, do dalim të dy bashkë dhe do na presin gjërat të dy jashtë. Ne hymë e si PM and Dagz dhe karrierën jashtë duam ta vazhdojmë si PM and Dagz”, u shpreh PM lidhur me hyrjen e mikut të tij.

DJ Dagz ditën e djeshme është parë duke i bërë valixhet gati që të largohet nga shtëpia, por pas hyrjes në dhomën e rrëfimit ai ka ndërruar mendje duke marr vendim që të qëndroi deri në fund në shtëpi.

Të ngjashme