“Abominable” në pozitën numër një në arkat kinematografike office

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

“Abominable” është ngjitur në krye të box office. Filmi i animuar, në të cilin i kanë huazuar zërat Chloe Bennet dhe Sarah Paulson, i ka fituar 20.8 milionë dollarë duke e zënë pozitën numër një. Në nivel global, filmi i ka fituar 29.7 milionë dollarë deri më tani.

Filmi “Downton Abbey” e zë pozitën numër dy me 14.5 milionë dollarë, ndërsa “Hustlers” radhitet në vendin e tretë me 11.5 milionë dollarë.

Image

“It: Chapter Two” dhe “Ad Astra” po luftojnë për vendin e katërt dhe të pestë me pak më shumë se 10 milionë dollarë secili në të ardhura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme