Adele befason fansat duke kënduar një pjesë të shkurtër të këngës së parë nga albumi i katërt

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Adele u dha fansave pak nga këngën e saj e re nga albumi i katërt në studio gjatë një live në Instagram, të shtunën (9 tetor).

Fituesja e Grammy, 33 vjeç, luajti një fragment të “Easy on Me” në fund të bisedës së saj të drejtpërdrejtë me video, megjithëse ajo tha se mund të ketë probleme për këtë që bëri.

Në fillim të këtij muaji, këngëtarja njoftoi në mediat sociale se “Easy on Me” do të publikohet më 15 tetor, përmes një klip bardhë e zi të postuar në rrjetet sociale, shkruan People.

Kur u pyet se në çfarë do të bazohej albumi, këngëtarja u shpreh qartë, “Divorci, zemra, divorci”.

Adele dhe Simon Konecki përfunduan divorcin e tyre në mars, gati dy vjet pasi u ndanë për herë të parë.

“Shkrimi i muzikës sime ka qenë vërtet terapeutik”, tha këngëtarja të shtunën.

Në një intervistë të fundit me Vogue , ylli i popit tha se ajo thjesht nuk ishte e lumtur në martesën e saj.

“Asnjëri prej nesh nuk e lëndoi njëri -tjetrin ose diçka të tillë. Ishte thjesht: Unë dua që djali im të më shohë me të vërtetë të dashuruar dhe duke dashuruar.Është vërtet e rëndësishme për mua”, tha ajo për revistën.

“Nëse mund ta arrij arsyen pse u largova, e cila ishte kërkimi i lumturisë sime, edhe pse e bëri Anxhelos vërtet të pakënaqur – nëse mund ta gjej atë lumturi dhe ai më sheh në atë lumturi, atëherë ndoshta unë do të jem në gjendje ta fal veten për këtë”, vazhdoi tutje Adele.

Këngëtarja e “Hello” tani po takohet me agjentin sportiv Rich Paul. Të dy u panë së bashku në publik në ndeshjen 5 të finaleve të NBA në korrik.

Ende nuk është bërë e ditur data e publikimit të albumit ende të pa titulluar të Adele. Megjithatë, ajo i siguroi fansat e saj, se kjo do të ndodh shumë shpejt. /Telegrafi

Të ngjashme