Adele dhe Ed Sheeran triumfojnë në nominimet e “Brit Awards”

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Heqja e kategorive të veçanta të meshkujve dhe femrave nga organizatorët e “Brit Awards” dhe zëvendësimi me çmime neutrale gjinore, ka bërë që këtë vit sistemi i ri të sjellë më shumë kandidatura femra pas një dekadë.

Këngëtarja britanike Adele, kantautori Ed Sheeran, Little Simz dhe Dave janë të nominuarit kryesorë për “Brit Awards 2022”, me nga 4 nominime secili, duke përfshirë “Album më i mirë” dhe “Artisti më i mirë britanik”.

Menaxheri i Lipa-s, Ben Mawson, ishte në mesin e atyre që mbështetën nismën neutralë ndaj gjinisë.

"Lot dhe emocione" Adele dhe Ed Sheeran triumfojnë në

“Është mirë të shohësh britanikët që vazhdojnë të bëjnë përparim në një shfaqje çmimesh më gjithëpërfshirëse që vendos talentin në plan të parë,” tha ai për BBC muajin e kaluar. “Është një hap që ne e mirëpresim.”

Në kategorinë e artistëve ndërkombëtarë: Dua Lipa, Doja Cat, Olivia Rodrigo, Billie Eilish dhe Lil Nas X janë nominuar secili për dy çmime. Abba-t vulosin rikthimin e tyre triumfues duke u përzgjedhur në listën e ngushtë për grupin më të mirë ndërkombëtar. Kësaj radhe, ata do të ndeshen me fituesit e Eurovizionit Måneskin, grupin indie The ëar On Drugs dhe projektin e ri të viteve 1970 të Bruno Mars, Silk Sonic.

"Lot dhe emocione" Adele dhe Ed Sheeran triumfojnë në

Edicioni i 42-të i shfaqjes së çmimeve vjen me disa risi pasi do të prezantohen gjithashtu katër çmime për stilet e reja muzikore, çmime të cilat do të votohen nga publiku. “Brit Awards” do të zhvillohen më 8 shkurt në Londër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme