Adele e quan Beyoncen mbretëreshë për ditëlindje (Foto)

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 13:33 | Nga

Nuk është sekret që Adele e ka idol Beyoncen, dhe këngëtarja e hitit “Hello” ka bërë një cicërimë të rrallë për ta uruar atë për ditëlindje!

“Urime Ditëlindja për Mbretëreshën @Beyonce. Ne të duam si asnjë tjetër”, ka shkruar Adele në llogarinë e saj në Twitter.

Në fillim të këtij viti, Adele dhe Beyonce u përballën me çmimet Grammy në tre kategoritë më të mira – Albumi i Vitit, Rekordi i Vitit, dhe Kënga e Vitit. Adele doli fituese në tre kategoritë por ajo ia dedikoi çmimin kryesor Beyonces, e cila ishte duke qëndruar në rreshtin e parë.

Image result for adele at the grammys 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme