Adele humb peshë dhe më pas kritikohet

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja britanike, Adele (31), e postoi një foto në mediat sociale pasi e bëri një pauzë në Instagram për pak më shumë se dy muaj. Në dy foto bardh e zi, ajo pozoi me babadimrin dhe Grinçin. Ajo që ndjekësit e saj menjëherë e vunë re ishte ndryshimi fizik. Me fustanin e gjatë prej sateni, ajo e theksoi linjën e saj të re, ndërsa flokët bionde i kishte valëzuar.

“Të dy u përpoqëm t’i shkatërronim Krishtlindjet, por pastaj zemrat tona u rritën. Faleminderit, Grinç, që erdhe në festën time dhe më bëre të ndihem si fëmijë. Të gjithëve ju uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe festa të bekuara”, shkroi këngëtarja.

Fansat e saj u shokuan nga pamja e saj, dhe ndërkohë që e lavdëruan ata gjithashtu i sugjeruan se nuk do të ishte shumë keq ta publikonte ndonjë këngë të re, shkruan KOHA Ditore. Ndryshimi i Adele është shumë i dukshëm, ndërsa gjykuar nga mediat e huaja, ajo nuk e luftoi vetë peshën shtesë. Me të ishin trajnerët Joe Wicks dhe Dalton Wong.

Ata ishin me këngëtaren në çdo moment dhe e ndihmuan në transformim. E këshilluan se si ta arrinte qëllimin e dëshiruar sa më mirë, më shpejtë dhe më shëndetshëm. Duke pasur parasysh që këngëtarja ishte në dijeni të mangësisë së saj, ajo shpesh ka ditur të tallet me peshën e saj. Ajo e pranoi se më parë qante për shkak të peshës, por nuk ndërmerrte asgjë përveç se të ndjente keqardhje për veten e saj. Tani i ka marrë gjërat në duart e veta, kështu që thotë se po djersitet.

Me sa duket, çelësi i suksesit të saj ishte shkuarja në pilates dhe ngritja e peshave në palestër. Sigurisht, ajo gjithashtu filloi t’i kushtojë vëmendje ushqimeve që konsumonte, kështu që e zvogëloi konsumin e sheqerit dhe filloi të hajë perime të ndryshme. Falë ushtrimeve të rregullta dhe ushqimit të duhur, ajo i hoqi 20 kilogramë.

Derisa shumica e lavdërojnë disa besojnë se ajo tani ka vendosur të bëjë diçka për peshën e saj sepse ka mbetur beqare. Pasi u shkurorëzua nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki, me të cilin e ka djalin Angel (7), ata pretendojnë se ajo dëshiron ta takojë dikë të ri, kështu që nuk dëshiron që trashësia e saj të jetë problem në këtë drejtim.

Të ngjashme