Adele “nuk e ka idenë” se kur do ta publikojë albumin e ri

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja 32 vjeçe është duke punuar në një album të ri, pas albumit “25” të vitit 2015, por thotë se nuk e ka idenë se kur do të kompletohet dhe publikohet ky album.

Adele në faqen e saj të Instagramit publikoi fotografinë e një libri që është duke lexuar, me porosinë: “Nëse jeni gati, ky libër do t’ju shkundë tërësisht”.

“Jam shumë e gatshme tani për veten pasi që e lexova këtë libër. Më duket thuajse ia nisa jetës nga fillimi!”, tha ajo.

Por kur një adhurues e komentoi postimin duke shkruar “Adele ku është albumi?”, ajo u përgjigj: “Për të thënë të vërtetën, nuk e kam idenë”.

Më herët u raportua se këngëtarja e cila ka fituar shumë çmime është duke e dhënë zemrën dhe shpirtin në albumin e saj të ri, ku po bashkëpunon me Raphael Saadiq dhe John Legend.

Gjithashtu thuhej se Adele ka përjetuar krijimin e muzikës së re “si terapi” pas përfundimit të martesës me Simon Koneckin vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme