Adele vazhdon t’i befasojë fansat me pamjen e re

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Ajo i ka humbur 45 kilogramë dhe tashmë këngëtarja nuk është aspak ashtu siç jemi mësuar ta shohim përgjatë karrierës së saj të suksesshme.

Adele, këngëtarja me zërin brilant, nuk e ka më pamjen e dikurshme.

Prej muajsh po flitet për ndryshimin drastik që këngëtarja e pësoi në pamje dhe nga dita në ditë s’po e njohim më.

Adele i ka humbur 45 kilogramë dhe e arriti këtë falë një diete të rreptë dhe palestrës.

Së fundmi, Adele ishte në festën e “Oscars”-it, ku pozoi me një gazetare.

Këngëtarja 31-vjeçare kishte veshur një fustan “Ralph & Russo” dhe në sy ra jo vetëm trupi i hollë, por edhe ndryshimi që ka pësuar në fytyrë.

Kujtojmë që Adele gati një vit më parë u nda nga bashkëshorti, me të cilin ka një djalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme