Adelina Berisha me dukje atraktive në prapaskenat e klipi të ri “Valla”

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.

“Valla” mban titullin kënga e saj e re, e cila është realizuar nga producenti Rrzon.

Berisha këto ka kryer edhe xhirimet e klipit, i cili do të jetë i gatshëm shumë shpejt për publikun.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga xhirimet, ku është shfaqur mjaft atraktive në të bardha.

Me një kostum tërësisht të bardhë dhe flokët e lëshuara pas shpine, këngëtarja e njohur dukej mjaft tërheqëse në prapaskenat e xhirimeve.

Muzika është punuar nga Rrzoni së bashku me tekstin, një pjesë të të cilit e ka shkruar vet Adelina.

Ndërkohë për xhirimet e klipit është kujdesur produksioni nga Prishtina, Imagine Films.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme