Adelina Ismaili befason me paraqitjen e fundit e veshur në fustan lëkure rozë

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Ajo është njëra prej artisteve më të pëlqyera në trojet shqiptare që vazhdimisht merr vëmendje në rrjetet sociale e faqet rozë.

Fjala është për këngëtaren Adelina Ismaili, e cila përkundër viteve vazhdon të jetë në formë të mahnitshme.

Bukuroshja, që vetëm në Instagram numëron 171 mijë ndjekës, ka befasuar në postimin e fundit.

41 vjeçarja ka publikuar një fotografi atraktive, në të cilën njëherësh ka prezantuar një stil të ri flokësh.

Me balluke e flokë kaçurrela, krijuesja e hitit “Amaneti” u shfaq e mrekullueshme në një fustan lëkurë rozë ku ka theksuar edhe linjat trupore.

Dukja joshëse e Ismailit është komplimentuar edhe nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.


E njëjta këtë kohë ka bërë një pauzë nga muzika e po ashtu edhe nga ekrani.

Të ngjashme